Veliaj: Kundrështari politik është mësuar të prishë gjëra, sheshi “Skënderbej” ka fituar çmim si hapësira më e mirë në Europë

Kandidati i PS për Bashkinë e Tiranës, Erjon Veliaj, gjatë një takimi me banorët e njëisë 5 është ndalur tek premtimet e kundërshtarit politik, të cilat i konsideroi si marrëzi.

Veliaj rikujtoi se ata premtuan edhe nënkalim te “Zogu i Zi”, nënkalim te “Sheshi Shqiponja”, por nuk bënë asnjë nga këto.

“Zogun e Zi sapo erdhën në pushtet me rrena, e prishën. Ju kujtohet tre vjet bllokim te “Astiri” për nënkalimin te “Shqiponja”? Tani këta thonë do bëjmë nënkalim te Sheshi “Skënderbej” . Por, në qendër të Tiranës, aty ku ne kemi një hapësirë që ka fituar çmimin si hapësira më e mirë në Europë në 2018-ën, gropa nuk do të ketë më”, deklaroi Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës bëri të ditur se për prishjen e “Sheshit Skënderbej” ka pasur reagime dhe nga Barcelona, qyteti i cili i dha dhe çmimin e parë realizimit të këtij projektit, si hapësira më e mirë publike.

Morën sot nga Barcelona të shqetësuar thanë: Do prishni sheshin që ka marrë çmim?! Por – i thashë – jetojmë në demokraci dhe lejohet të thuash edhe marrëzi, lejohet të thuash edhe çudira, edhe dokrra të kësaj natyre. Në demokraci biem dakord të mos biem dakord. Ne histori si te Zogu i Zi, si te Astiri, që këta duan nënkalimet, shkuan t’i sabotojnë. Dhe të vetmet gropa ishin ato si e Hajdin Sejdisë. Ne mbrapa nuk kthehemi. Ne do shkojmë vetëm përpara”, tha Veliaj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu