Veliu: Për një maqedonas duhet të punësohen dy shqiptarë, boll i ka punesuar Tito

Dy shqiptarë në punë, në shkollë, në përfaqësimin e përgjithshëm në mënyrë që të jemi të barabartë në këtë shtet, ndërsa ata të ndalohen pak pasi kanë pasur përparësi nga koha e Titos, kjo nuk ka ndodhur dhe nuk ndodh ende.”, thotë Fazli Veliu nga SHVL-UÇK

Fazli Veliu nga Shoqatat e Veteranëve të Luftës vlerëson se 20 vite nga fillimi i luftës, ende nuk është arritur barazia e shqiptarëve, që ishte edhe synim i kësaj lufte. Si shembull, Veliu theksoi se ende shqiptarët nuk janë të barabartë në punësime me maqedonasit edhe pas 20 vitesh, “është dashur të avancohet çështja kombëtare, të vijë 2 me 1 edhe punësimi, shkollimi edhe përfaqësimi. Dy shqiptarë dhe 1 maqedonas. Dy shqiptarë në punë, në shkollë, në përfaqësimin e përgjithshëm në mënyrë që të jemi të barabartë në këtë shtet, ndërsa ata të ndalohen pak pasi kanë pasur përparësi nga koha e Titos, kjo nuk ka ndodhur dhe nuk ndodh ende.”, thotë Fazli Veliu nga SHVL-UÇK.

Edhe ish komandanti i Brigadës 112 Mujdin Aliu, Hazbi Lika, thotë se duhet të ketë ende avancime dhe të drejta në këtë shtet.

“Ju e dini se luftën nuk e nisëm, për të shitur kapadaillëk dikujt, nuk e nisëm as për të shfryrë mllef ndaj dikujt, por luftën e nisëm duke hasur në pengesa të vazhdueshme, nga pala tjetër. 20 vjet pasi jam i bindur se problemet që i kemi pasur para 20 viteve e nuk i kemi më, flas për problemet kombëtare, sot nuk mund kush të ndalojë përdorimin e simboleve kombëtare, nuk mund kush të ndalojë përdorimin nëpër institucionet e gjuhës shqipe dhe nuk mund kush të ndalojë të veprosh këtu në këto troje i lirë”, theksoi Lika.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu