Vëllau i Komandant Sokolit godet Talat Xhaferin: Mos i ofendo qytetarët e Iliridës (VIDEO)

Xhafer Ukshini, vëllau i Sami Ukshinit – Komandant Sokolit, ka përkrahur qëndrimet e analistit Naser Selmani në debatin me deputetin e BDI-së, Talat Xhaferi. Përmes një komenti në fazën e Gazetës Lajm, Ukshini ka akuzuar BDI-në se ka shkelur gjakun e dëshmorëve dhe se shkatërruan çdo gjë kombëtare.

“Pajtona shumë me zotin Selmani se si këta politikanë dalin dhe flasin për gjuhën shqipe tani. Me të vërtetë është shumë banale dhe shumë idioteske dhe shumë ofenduese për qytetarët e Iliridës. Po këta njerëz janë që e shkelën gjakun e dëshmorëve dhe luftëtarëve në përgjithësi, e degjeneruan popullin dhe Marrëveshjen e Ohrit, vranë e burgosën vlera të kombit shqiptar. Këta janë BDI-ja që shkatërruan çdo gjë kombëtare”, ka shkruar Ukshini, duke komentuar debatin e zhvilluar në emisionin “Clik Plus”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu