Vëllezërit Mustafa janë tregues se sa e padrejtë është jeta në Kosovë

Para disa ditësh në qiellin e Prishtinës u shfaq një avion privat i ardhur nga Gjermania pocaçërisht për Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa. Arsyeja ishte për ta dërguar për mjekim në një nga spitalet e Gjermanisë, shkruan albeu.com.

Fillimisht Ish-kryeministri Mustafa u shtrua në një spital privat në Prishtinë për shkak të një viroze gripale që u tha fillimisht por më vonë doli se dyshohej se ishte prekur nga një sindromë e rrallë.

Pas kësaj menjëherë u çua shteti më këmbë për ta ndihmuar dhe avioni privat e dërgoi Isën në Gjermani. Që nga Haradinaj deri të Thaçi menjëherë deklaruan se do ta ndihmojnë. Patjetër që është diçka e mirë kjo lloj ndihme por nëse Mustafa do të ishte qytetar i rëndomtë sa do ta kishte ndihmën e shtetit?

E, për të shkuar në Gjermani për shërim e ka provuar edhe vëllai i Isës, Ragip Mustafa por ai ishte një qytetar i Kosovës dhe nuk pati mundësi të shkonte si i vëllai me avion privat por u detyrua të merrte rrugën e azilit si mijëra qytetarë të pashpresë.

Vëllai i kryeministrit Isa Mustafa, Ragip Mustafa kërkoi azil në Gjermani dhe se për këtë rast u informua e gjithë Kosova.

Ragip Mustafa u shpreh në atë kohë se ka kërkuar azil në Gjermani për shkak se ka 12 vjet që vuan nga sëmundja e kancerit.

Prandaj kjo panoramë e tregon qartë realitetin e hidhur të pabarazisë në republikën e Kosovës pas i pushtetshmi ndihmohet edhe më shumë, ndërsa qytetari detyrohet të kërkojë azil për të shpëtuar veten.-Ervin Shkulaku/Albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu