Vendosja e reciprocitetit ndaj Serbisë, Osmani: Duhet të kordinohemi me SHBA-të

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar për vendosjen e reciprocitetit ndaj Serbisë, dukë thënë se për të reciprociteti është tejet i rëndësishëm, por ka shtuar se gjithçka duhet të bëhet në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Për mua reciprociteti është tejet i rëndësishëm sepse nënkupton trajtimin e barabartë në mes shteteve, por në anën tjetër është e rëndësishme ajo që e thash në fillim që gjithçka të bëhet në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë ajo, në t7, përcjellë Insajderi.org

Sipas saj, raportet me SHBA-të, janë ekzistenciale.

“Për Kosovën raportet me SHBA-të janë ekzistenciale, vet ekzistenca e shtetit tonë e ka bazamentin e saj në këtë raport special me SHBA-të. Për ne është tejet me rëndësi se deri sa e kemi të qartë integrimin në mekanizmat euroatlantik duhet ta kemi të qartë që Kosova ansnjëherë nuk ka pasur suskes pa i pasur krah të djathtë SHBA-të”, ka deklaruar Osmani.

Por, ka shtuar se çështja e reciprocitetit për herë të parë është përmednur nga LDK-ja,

“Mua më duhet ta bëj të qartë që çështja e reciprocitetit është përmendur nga ne për herë të parë, nga LDK-ja. Teksti ka qenë kështu: tarifa avancohet në reciprocitet. Ideja ka qenë që të mos hiqet tarifa por të vazhdohet me reciprocitet, por në fund mbeti teksti që tarifa të zëvendësohet me reciprocitet”, ka deklaruar Osmani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu