Vërshime në Reçicë të Madhe (Video)

Në Reçicë të madhe sërish lumi i këtij fshati ka vërshuar dhe ka sjellur rërë nga pjesët më të larta.

Shiu me errëra të fuqishme që përfshiu këtë mesditë rajonin e Tetovës sërish ka bërë që lumi i këtij fshati të jetë përplot më rërë nga pjesët më të larta duke frikësuar kështu banorët e kësaj paralagje tetovare të cilët kishin dëme të mëdha gjatë vërshimeve të vitit të kaluar, raporton Tv Koha.

Ata sot kishin dalur për të përcjellur situatën me ankth duke u trishtuar se situatë e njëjtë mund të përsëritet si vitin e kaluar. Deri më tash ende nuk ka raportime për vërshime në pjesë të tjera të qytetit apo dëme eventuale. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu