“Vështirë marr frymë dhe koka më pëlcet”, me këto fjalë Mickoski e kundërshton idenë e Zaevit

Duke treguar gjendjen e vështirë shëndetësore në të cilën gjendet, për shkak të infektimit nga Covid-19, lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka refuzuar idenë e kryeministrit Zoran Zaev për bashkëqeverisje.

Tha se “atë film” Zaevi nuk do ta sheh, sepse “nuk ka pakt me krimin” , ndërkaq ka vlerësuar, se nëse duhet “të pastrohen mbeturinat, ato duhet të pastrohen nga oborri i vetë”.

“Kam një porosi për ju zotëri të pushtetit, bashkë me shërbëtorët tuaj, për mua është ditë e vështirë. Ditë ferri e vështirë, e nënta me radhë që luftoj me sëmundjen, vështirë marr frymë, kurse koka më pëlcet nga temperatura, por unë kam energji, motiv dhe vullnet për të luftuar me ju. Këtë po e shkruaj nga dhoma e Klinikës Infektive, me tërë revoltë brenda vetes se çfarë i keni bërë Maqedonisë. Keni pasur mënyrë që të shpëtoni nga unë, të mos zgjohem nesër apo një ditë pas, dhe atëherë do ta kishit më të lehtë që të gjeni bashkëbisedues. Por, atë film nuk do ta shihni, dhe betohem se do të luftoj me sëmundjen, do të dal nga Infektivja, kurse pas kësaj na presin shumë punë. Por mbeturinat duhet të pastrohen, por para se gjithash nga oborri personal. Dhe këto nga Qeveria nëse mendojnë se ka gjasë për pakt me krimin dhe kriminelët, ajo nuk do të ndodh. Do të fitohen, këtë jua garantoj. Pranvera maqedonase po vjen”, tha mes tjerash Mickoski, transmeton TV21.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu