Ka përfunduar afati i parë i regjistrimit në Universitetin “Nënë Tereza”. Deri më tani kanë aplikuar rreth 200 persona, të cilët kryesisht janë përcaktuar për shkencat shoqërore. Jo zyrtarisht mësohet se interesimi i vogël i aplikantëve për drejtimet tjera, mund të ndikojë në mos formimin e grupeve. Rezultatet do të shpallen më 25 tetor, datë kjo e cila do të jetë edhe fillimi i afatit të dytë për regjistrim, njofton Alsat-M.
Me fillimin e afatit të dytë, bie poshtë premtimi i ministrit të arsimit Pishtar Lutfiu i cili ditë më parë premtoi se javën që pason do të fillojnë edhe ligjëratat në Universitetin “Nënë Tereza”, por në hapësirat e UEJL-së ku janë ndarë dy salla.
Ndërkohe rektorati ka filluar me punë në ish hapësirat e Gjykatës Kushtetuese.