Vetëm 3 ditë pas zyrtarizimit të Ronaldo-s Juventus fiton mbi 30 milionë euro

Juventus ka shpallur se nuk i ka mbetur asnjë biletë sezonale për sezonin 2018/19.

Gjatë një deklarate për shtyp, faqja e Juve-s konfirmon se 29,300 bileta, 4,000 prej të cilave premium, janë shitur për sezonin e ri.

95% e tyre janë rinovime nga sezoni i kaluar, me pjesën e mbetur të pjesëtarëve të klubit të tifozëve që ka marrë 5%, çka do të thotë se nuk ka mbetur asnjë biletë.

CalcioNews24 shton se Bardhezinjtë kanë fituar më shumë se 30 mln euro nga shitjet, megjithëse çmimet janë rritur 30%.

Kjo vjen tre ditë pasi Cristiano Ronaldo u prezantua si lojtari më i ri i Zonjës së Vjetër.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu