Vetëm dy vende të BE-së nuk e kanë ndihmuar me armë Ukrainën

Vetëm dy vende të Bashkimit Evropian, Hungaria dhe Austria, kanë refuzuar të ndihmojnë Ukrainën me armë në mes të pushtimit aktual rus në shkallë të plotë.

Siç raporton European Pravda, Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba tha këtë në një intervistë, e cila u shfaq të hënën në programet kombëtare të lajmeve 24/7.

“Me përjashtim të Hungarisë dhe Austrisë, si vende neutrale, furnizimi me armë në Ukrainë nuk është tabu për asnjë vend evropian, megjithëse dikur ishte. Pra, shqetësimi nuk është se ato (vendet e BE-së) janë kundër (furnizimit me armë). brengosja është se kur janë për (furnizim me armë), por në planin praktik, lindin shumë gjëra, argumente dhe diskutime të ndryshme”, tha ai.

Ministri i Jashtëm shtoi se diskutimet politike të partnerëve perëndimorë se kur dhe cilat armë të transferohen në Ukrainë kushtojnë humbje ditore në front, raporton ansa.it.

Në korrik, Levente Magyar, zëvendësministër i Punëve të Jashtme të Hungarisë, gjatë një vizite në Lviv, tha se Budapesti është i gatshëm të ofrojë të gjithë ndihmën që vendet e tjera i ofrojnë Ukrainës përmes territorit të saj, përfshirë edhe ushtrinë.

Më herët, Josep Borrell, përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme dhe politikën e sigurisë, njoftoi një mision trajnimi për ushtrinë ukrainase në vendin fqinj, Ukrainë. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu