“Vetëm Zotit ia besoj veten”, Fevziu largohet me motor nga “Opinion”

Me xhiro me Vespa nisi dhe me xhiro me Vespa përfundoi. Kjo është tabloja e përgjithshme e emisionit “Opinion” këtë të martë. Megjithatë mbyllja rezervoi një shfaqje të veçantë për gazetarin Blendi Fevziu. Ai bëri një xhiro me Vespën, por nuk i dha vetë. Ishte pastori Akil Pano që e shoqëroi Fevziun deri jashtë ambienteve të studios.

Blendi Fevziu: Do më çosh me Vespa?

Pastori Akil Pano: Me kënaqësi! Interesante nuk kam marrë ndonjë burrë me Vespa.

Blendi Fevziu: Edhe unë nuk i kisha hipur ndonjë burri ndonjëherë.

Daljen me Vespa nga studio e “Opinion” Fevziu e paralajmëroi më herët gjatë emisionit, ku dhe me humor shpjegoi duke thënë se “vetëm Zotit ia besoj veten”, për zgjedhjen që të hipte në motorin e pastorit.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu