Vetëvendosje ngushëllon Maqedoninë për jetët e humbura nga vërshimet

Lëvizja Vetëvendosje i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave që humbën jetën nga vërshimet e mëdha të shiut në Maqedoni.

“Ne shprehim dhimbjen e thellë dhe solidaritetin tonë me këtë ngjarje të rëndë. Urojmë që të lënduarit t’i kalojnë sa më lehtë lëndimet, numri i viktimave të mos rritet dhe të gjendet një zgjidhje e shpejtë për banim për ata qytetarë të cilëve u janë shkatërruar shtëpitë”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të Lëvizjes Vetëvendosje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu