(Video) Banori i Kumanovës: Kur fol Ali Ahmeti e msheli televizorin

Banori i Kumanovës: Kur fol Ali Ahmeti e msheli televizorin Se revolta e banorëve të Kumanovës ndaj lideri të BDI-së ka arritur kulmin flet vet fakti se ai gjatë ditës së djeshme u detyrua me ndihmën e speciallcave maqedonas të futet në Kumanovë. Gjatë ditës së sotme qytetarët e Kumanovës janë shprehur shumë të revoltuar për këtë veprim të Ahmetit, duke bërë krahasime me funksionarët e Serbisë që vizitonin Kosovën me ndihmën e autoblindave dhe tankeve ushtarake. Mbi gjitha spikat deklarata e një qytetari i cili thotë se aq shumë i pengon Ahmeti saqë çdoherë që e sheh në televizion, detyrohet ta mbyll të njëjtin. “Ali Ahmeti s’ka çka lyp hiç, për mua bile edhe e msheli televizorin kur fol ai. Gjithmonë e kemi votu asgjë s’ka ndreq”, thotë njëri nga banorët e anketuar”, është deklarata e banorit të Kumanovës Ja dhe videon nga deklarata:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu