Video Ekskluzive: Në momentin kur Ahmeti thotë se do t’i fitojnë zgjedhjet, dibranët braktisin sallën (VIDEO)

Dibranët si duket nuk kanë mundur të dëgjojnë liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, ngase në shumë raste derisa ai po mbante fjalim ata largoheshin nga salla, e cila, duhet thënë se për dallim nga vitet tjera kur BDI mbante tubime në Dibër ishte pothuajse e zbrazur. Mbi gjitha zbrazja e sallës u vërejt në momentin kur Ahmeti para dibranëve deklaronte se është i sigurt në fitoren e BDI-së në këto zgjedhje. Ndoshta dibranët këtë e kanë kuptuar si një formë tallje nga ana e lideri të BDI-së, andaj në pamundësi për ta duruar më tepër ata kanë vendosur të braktisin sallën. Më poshtë mund të ndiqni videon se si dibranët largohen nga salla gjatë fjalimit të Ahmetit:



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu