Vidhen 20 tonë çokollatë “Milka”

Hetuesit austriakë po kërkojnë një grabitës i cili mashtroi një fabrikë në mënyrë që t’i dorëzonte atij një kamion me 20 tonë çokollatë, konfirmoi sot policia.

Fabrika i dha detyrë një kompanie austriake të dërgonte produktet e saj të markës “Milka” në Belgjikë, por kontrata e transportit u kalua më pas tek një firmë mallrash hungareze, që punësoi një kontraktues çek.

Megjithatë, çokollata nuk e arriti kurrë destinacionin që duhej. Kamioni dhe drejtuesi i tij u zhdukën.

Hetuesit zbuluan se targat e automjetit ishin të vjedhura dhe shoferi nuk punonte për kompaninë çeke.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu