Vizita historike, Zaev-Ciprasit: “Mirëseerdhe shoku im” dhe bëri ‘selfie’

Në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me ceremoni solemne, kryeministri Zoran Zaev e ka pritur kryeministrin e Greqisë, Aleksis Cipras, në vizitën e parë të tij pas arritjes së Marrëveshjes së Prespës, me të cilin i dha fund kontestit prej dy dekadash të çështjes së emrit, transmeton Portalb.mk.

“Mirëserdhe shoku im” ishin fjalët e para të cilat Zaevi i tha në momentin kur Ciprasi zbriti nga vetura në oborrin e Qeverisë.

Pas kësaj, Zaev si shenjë afërsie dhe krenarie, realizoi edhe “selfie” me Ciprasin.

Kryeministri Cipras është pritur edhe nga ministrat i Punëve të Brendshem, Oliver Spasovski, i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i Transparencës dhe Llogaridhënies, Robert Popovski, zëvendëskryeministrat i Ekonomisë, Koço Angjushev dhe i Çështjeve Evropiane, Bujar Osmani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu