Vjen “Krokodili” në Tiranë, droga e tmerrshme që të kalb trupin (FOTO)

Publikimi i një videoje nga emisioni intestigativ “Stop” mbi lehtësinë e shpërndarjes së drogerave në kryeqytet ka ngritur alarmin tek prindërit e të rinjve, të cilët tashmë do të duhen të përballen edhe me lloje të ndryshme drogërash, të pahasura më parë.

Sipas denoncimit që një qytetar ka bërë në adresë të ish-kryeministrit Berisha, një lloj tjetër droge është duke u përdorur nga të rinjtë në kryeqytet, e cila bën dëmë të pakonsiderueshme në trup.

Ky është postimi i Berishës në Facebook
Te dhena tronditese per llojet e drogave qe perdoren ne lokalet e Tiranes nder to droga vdekjeprurese Krokodil qe u njoftua ne emisionin Stop te TV Klan”

“Pershendetje Z.Berisha
Mbrem u dha nje kamera e fshehur tek emisioni STOP ,ne nje lokal ne Tirane qe shisnin drogra te ndryshme por ma zuri veshin njera qe quhet Krokodil . Une kam pare emisione ne France te bera ne Rusi per kete lloj droge .

Dhe nese ka ceshtje neser per tu diskutuar ne parlament eshte kjo sepse eshte nje droge qe kur e fillon diten e pare pas 2 vitesh je i vdekur prandaj e ka emrin keshtu sepse lekura ne fillim mer ngjyren e gjelber pastaj kalbet dhe sulmon organet e trupit.
Kjo lloj droge behet me perzierjen e medikamenteve me benzinen dhe injektohet sapo behet perzierja . Perdoret ne shtet e varfera sepse nje doze kushton maksimumi 5 euro.

Prandaj ju kerkoj qe te mereni seriozisht me kete ceshtje sepse cdo lloj droge eshte e keqe po kjo eshte e tmerrshme .Ta mari vesh Saje Qorri e Edvini se nuk ka vetem hashash tani po kan fut dhe drogen me te keqe ne glob.

k1

k2

k3

k4


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu