Vjen shkarkimi i rradhës nga Albin Kurti: Liron nga detyra një zëvendësministër

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka marrë vendim për lirimin nga posti i zëvendësministrit në detyrë në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, Bahrim Shabani, teksa ende nuk janë bërë të ditura shkaqet për këtë.

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate drejtuar mediave.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë vendim për lirimin nga posti i zëvendësministrit në detyrë në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, Bahrim Shabani”, thuhet në komunikatë.

Kujtojmë se Kurti gjatë detyres së tij si Kryeministër, ka bërë shumë shkarkime.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu