Vjen telefonata nga Italia për Ramën dhe Bashën

Ministri i jashtëm i Italisë, Enzo Moavero Milanesi ka telefonuar kryeministrin Edi Rama dhe kryeopozitarin Lulzim Basha, lidhur me 30 qershorin, në të cilin maxhoranca thotë se do të votojë, ndërsa opozita e kundërshton.

Milanesi ka folur për “rëndësinë ekstreme për të siguruar respektin absolut për rregullat themelore të demokracisë dhe sundimit të ligjit.”

Sa i përket zgjedhjeve të diskutueshme të 30 qershorit, ministri italian ka përsëritur se “pavarësisht divergjencës së vlerësimeve në mesin e forcave politike shqiptare, është thelbësore të shmangen të gjitha format e dhunës dhe të shprehin mendimet dhe qëndrimet e tyre përkatëse në një mënyrë të drejtë demokratike.”

Ai kërkoi “siguri dhe korrektësi për procesin elektoral në Shqipëri”, i cili do të monitorohet edhe nga një mision ndërkombëtar që udhëhiqet nga OSBE-ODIHR, ku bëjnë pjesë edhe vëzhgues nga Italia.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu