“Vjosa është më e fuqishme”, Edi Rama vazhdon ‘luftën’ ndaj Osmanit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marr pjesë në Samitin e krerëve të 88 shteteve anëtare të Frankofonisë, samit në të cilin ishte prezent edhe presidenti i Shqipërisë, Edi Rama.

Por ajo që ka rënë në sy edhe këtë samit, është sjellja e Edi Ramës ndaj Vjosa Osmanit. Përderisa me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq shfaqet çdo herë i buzëqeshur e dorë për dore, Rama edhe njëherë ka injoruar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, me të cilën as nuk është përshëndetur. Se paku, kështu shihet në fotot e publikuara nga Edi Rama në facebook, ku shihet dorështrënguar me shumë udhëheqës të vendeve të ndryshme, por jo edhe me Osmanin.

E sipas publicistit nga Shqipëria, Rexhep Shahu, Edi Rama ndihet i pafuqishëm ndaj Vjosa Osmanit, andaj edhe mundohet që ta injorojë.

“Edi Rama duke flirtuar me Vuçiqin e duke sfiduar e shpërfillur presidenten e Kosovës, i duket se lartësohet. Në gjithë kodet morale e njerëzore shqiptare dhe jo vetëm, të shpërfillesh e të përpiqesh të nënvlerësosh një grua është dobësi, është inferioritet. Rama që hiqet si superior, në fakt është inferior sepse nuk arrin të ndezë aq prozhektore sa kërkon ta ndriçojnë. Vjosa natyrisht që është më e fuqishme se Rama në Kosovë. As udhëheqës as burrëror nuk mund të jetë Rama që “lufton” ta mundë e shpërfillë apo nënvlerësojë Vjosa Osmanin që pa pyete Ramën ajo është presidente e Kosovës”, thotë Shahu për “Bota sot”.

Shahu deklaron se sjellja e Ramës ndaj Osmanit, është edhe një skandal i radhës nga kryeministri shqiptar.

“Rama puthet e përqafohet me Vuçiqin serb dhe nuk përshëndetet e as salutohet me Vjosa Osmanin shqiptare. Po këto skandale Rama i don, i kërkon, kur nuk vijnë i sponsorizon të vijnë pasi Rama mbetet në mendjet e njerëzve me kësi skandale, sepse punë qe te mbetet e te kujtohet Rama nuk ka bërë kurrë”, shprehet Shahu.

“Kosova mbeti e huaj për Edi Ramën sepse ai nuk ia gjeti shpirtin. Ai synon të hyjë në Kosovë nëpërmjet Serbisë, pasi ta demokratizojë e çmilitarizojë Rama Serbinë”, përfundon për “Bota sot”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu