Vjosa Osmani ‘kritikon’ keq Isa Mustafën

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se gjendja e jashtëzakonshme të cilën e propozoi presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u pa që nuk ishte e nevojshme dhe se kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, duhej të më njoftonte mua sepse ky vendim duhej të kalonte përmes Kuvendit.

S’po shihet që ishte e nevojshme gjendja e jashtëzakonshme”, është shprehur Osmani.

Ajo gjithashtu tha se do duhej që kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, duhej ta telefononte Osmanin sepse vendimi i gjendjes së jashtëzakonshme duhej të kalonte përmes Kuvendit.

“Sa i përket deklaratës së Mustafës, unë do doja që ai të më kontaktonte mua, sepse ky vendim merret në Kuvend, e që ta diskutonim paraprakisht. Ekspertët e sigurisë thoshin se nuk është e nevojshme gjendja e jashtëzakonshme”, ka thënë Osmani.

Tutje, ajo tregoi pse nuk është deklaruar lidhje me çështjen e gjendjes së jashtëzakonshme deri sot.


1 Koment

  1. Po gjëndja e jashtëzakonshme ishte globale e ose kjo Vjollca do të bënye ndryshim?
    Kysh e kaloi në parlament këtë gjë dje që.do e kalonte Vjollca e Kosovls me 1.5 milion banorë?

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu