Njohësi i çështjeve politike, Azem Vllasi, ka vlerësuar se zgjidhja më e mirë për Kosovën pas zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit është formimi i një qeverie koalicioni.Sipas tij, koalicioni më i përshtatshëm do të ishte ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), i mbështetur edhe nga deputetët e komuniteteve joserbe.
“Nuk janë me rëndësi vetëm rezultatet, por është me rëndësi nëse partitë që kanë hyrë në Parlament do të arrijnë të gjejnë një marrëveshje dhe ta nxjerrin vendin nga kjo situatë. Gjithsesi, një qeveri koalicioni është e domosdoshme, sepse ndryshe nuk ka mundësi. Mendoj se zgjidhja më e mirë do të ishte një koalicion mes Vetëvendosjes dhe LDK-së. Me 48 deputetë të LVV-së dhe 20 të LDK-së bëhen 68, ndërsa me tetë deputetë nga pakicat joserbe numri kalon mbi 70 dhe kështu dilet nga kriza”, ka deklaruar Vllasi.
Megjithatë, ai ka paralajmëruar se çështja e presidentit mund të krijojë tensione edhe në rast të një marrëveshjeje për qeverinë.









