Vlora pa fuqi punëtore, agjentët detyrohen t’i sjellin edhe nga Nepali e Filipinet

Ndërtimi, turizmi, fasoneritë janë kryesisht sektorët që në Vlorë po vuajnë më tepër mungesën e fuqisë punëtore. Agjenti rekrutues i punonjësve të huaj Helidon Deliu thotë se është emergjent sigurimi i fuqisë punëtore nga jashtë vendit për t’i mbështetur këta sektorë. Së fundmi ata po vijnë edhe nga Nepali dhe Filipinet për të punuar në Shqipëri.

Kostoja e një punonjësi të huaj, sipas Deliut, për të ardhur në Shqipëri shkon rreth 2 mijë dollarë.

Shteti shqiptar duhet ti lehtësoj më tepër gjërat kryesisht në marrjen e lejes së qëndrimit, aplikimet e vizës si dhe marrjes së përgjigjes në ambasada. Nëse nuk e bënë diçka të tillë nevoja e madhe për fuqi punëtore do të çojë në falimentim disa sektor kryesor të ekonomisë, deklaroi Deliu.

Deliu pohon se ka punonjës, që e thyejnë kontratën siç ka edhe pronar të bizneseve, që kërkojnë që t’i shfrytëzojnë ata. Gjithashtu ka edhe emigrantë që e përdorin Shqipërinë si vend tranzit për të kaluar në Europë.

Kërkesat në Vlorë për fuqi punëtore i kalojnë 4 mijë, ndërsa në rang vendi këto kërkesa shkojnë në më shumë se 30 mijë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu