VMRO-DPMNE kërkon anulim të regjistrimit! Së pari imunizim, në shtator të ketë numërim

Si grup parlamentar i VMRO-DPMNE-së dhe Koalicion “Për ripërtrirje të Maqedonisë” kërkojmë që regjistrimi të shtyhet për në shtator, kurse Kuvendi të caktojë seancë urgjente për t’u intervenuar në Ligjin për anulimin e këtij procesi, deklaroi deputeti Antonijo Milloshoski.

Sipas tij, më me rëndësi është shëndeti i qytetarëve, duke shtuar se në kushte pandemie nuk mund të zbatohet një regjistrim i cili nuk do të jetë i sigurt për qytetarët dhe i cili nuk do të japë të dhëna relevante.

“Të gjitha vendet e rajonit, në Evropë, ja do të numëroj disa: Irlanda, Serbia, Gjermania, Kroacia, Shqipëria, Bullgaria, Romania dhe shumë të tjera i kanë shtyrë regjistrimet e tyre pikërisht për këto arsye – sepse duan ta mbrojnë shëndetin e popullsisë, kurse kur do të ketë kushte më të mira të zbatojnë një regjistrim i cili do të jepte të dhëna relevante. Sipas nesh, është njerëzore dhe humane që duke pasur kaq të infektuar dhe me shkallën e lartë të vdekshmërisë, prioritet për imunizim të jenë punëtorët shëndetësorë, të sëmurët kronikë, kurse pastaj të gjithë të tjerët”, theksoi deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu