VMRO-DPMNE: Vetëm Ukraina dhe Rusia, ku ka luftë, janë më keq ekonomikisht se Maqedonia, vendin e pret stagflacioni

Nga VMRO-DPMNE-ja thonë se ekonomia e Maqedonisë po zhytet bashkë me standardin e qytetarëve. Nga kjo parti akuzojnë pushtetin për keqmenaxhim të krizës ekonomike, pasi shtojnë se sipas parashikimeve, vendin e pret stagflacion.

“Maqedonia ka normën më të lartë të inflacionit në rajon dhe një nga më të lartat në Evropë. Të dhënat e fundit zyrtare për normën e inflacionit tregojnë se ka arritur në 16.7%, që është më i lartë se mesatarja në Eurozonë që është 9.1%, se në Serbi me 12.9%, madje edhe Polonia dhe Hungaria që janë në fqinjësi të afërt me Ukrainën që kanë një normë inflacioni përkatësisht 16.1% dhe 15.6%.

Njëkohësisht doli edhe një tjetër e dhënë shkatërruese, ajo është parashikimi i Bankës Botërore për rritjen e PBB-së për këtë vit 2022. Sipas këtij institucioni të njohur, rritja e ekonomisë në Maqedoni do të jetë katastrofale, e vogël, me vetëm 2,1%, dhe vetëm Rusia dhe Ukraina janë më keq se ne në Evropë. Nëse kësaj i shtojmë edhe nivelin e madh të inflacionit, atëherë kemi arritur në stagflacion në të cilin rritja e vogël as që do të vihet re”, thonë mes tjerash nga VMRO-DPMNE.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu