VMRO-ja dhe BDI-ja do t’u ndërtojnë shtatore policëve të vrarë në Kumanovë!

Skandalet e BDI-së nuk kanë të ndalur. Me vendim të Këshillit të komunës së Gazi Babës, në të cilin shumicë përbëjnë këshilltarët e koalicionit VMRO-BDI, i sjellur sot me shumicë votash, do të ngrihen shtatore policëve të vrarë në përleshjen e armatosur në “Lagjen e Trimavem”, – raporton “Fakte”. Lajmin e ka bërë të ditur vetë komuna e Gazi Babës në portalin e vetzyrtar. Bëhet fjalë për shtatoret e policit Boban Ivanoviq që do të vendoset në sheshin e ri të fsh.Stajkovcë dhe shtatorja e Goran Stojmenoviq që do të vendoset në vendbanimin Inxhikovë.

Fakte mëson se edhe këshilltarët e BDI-së e kanë përkrahur këtë projekt me prezencën e tyre dhe aspak nuk e kanë kundërshtuar. Deri në këto mëmente nuk e kemi siguruaur listingun nëse edhe vota e tyre ka qenë Për shtatoret e policëve, apo të njejtit kanë qenë të përmbajturm që gjithashtu aprovon vendimin./ fakte.net


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu