Prokuroria Speciale Publike sot dha shembull më të mirë për standardet e dyfishta me të cilat punon. Prokurorja Fatime Fetai u nis hapur kundër të gjithë qytetarëve të cilët kishin vendosur të dalin në protestë kundër pengimit për ndërtimin e kishës në Komunën Qendër, pasiqë përfaqësuesit e Kishës orthodokse maqedonase dhe shoqatës së qytetarëve Veritas kundërshtuan qëllimet e Andre Zhernovskit dhe këshilltarëve të LSDM-së për ta penguar ndërtimin e Kishës Shën Konstandini dhe Elena, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së, pas konferencës për shtyp të Prokurorisë Speciale Publike, ku PSP njoftoi se ka ngre dy akuza të reja, transmeton Portalb.
Sipas tyre, PSP po i injoron dëmet të shkaktuara nga vandalizmi i, siç e quajnë nga partia, revolucioni i paguar.