Vodhi 73.000 euro, kapet dhe përfundon në pranga Shkupjani

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë themelore publike në Shkup kundër I.I. (30) nga Shkupi për shkak të dyshimeve se ka kryer vepër penale “vjedhje të rëndë në mënyrë të ashpër”. I denoncuari ka vjedhur para në vlerë prej 73.000 euro.

Nga gjykatësi në procedurë paraprake I.I. veçmë i është caktuar masë paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditëve.

MPB-ja informoi se I.I. se më 12 korrik pas orës shtatë në pompën e benzinës në autostradën Kumanovë – Shkup ka vërejtur se në automjetin e të dëmtuarit ka një çantë me para, e cila ka qenë në karrigen e bashkudhëtarit në automjet.

“Pasi që i dëmtuari është larguar nga pompa e benzinës, në drejtim të Shkupit, është arritur nga automjeti i të pandehurit I.I dhe ai me dorën e djathtë ka bërë me shenjë duke sinjalizuar në defekt. I dëmtuari ka ndaluar dhe është nisur drejt pjesës së pasme të automjetit dhe atëherë I.I. ia ka marrë çantën dhe ka ikur”, qëndron në kumtesën e MPB-së.

Menjëherë pas denoncimit janë ndërmarrë masa dhe aktivitete. I.I, është arrestuar, ndërsa në rajonin e policisë është kryer edhe njohje e të pandehurit.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-maqedonia/arrestohet-shkupjani-qe-vodhi-73-000-euro-nga-nje-vetur-558893/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu