Vogëlushi që la gojëhapur Putinin, Trumpin e Melanian: Ky ishte mysafiri më i ëmbël i samitit të G-20-ës (VIDEO)

Kryeministri kanadez Justin Trudeau, kishte udhëtuar gjatë javës së kaluar për në Hamburg të Gjermanisë për të marrë pjesë në samitin e G-20-ës, i shoqëruar nga bashkëshortja Sophie dhe i biri i tyre trevjeçar Hadrien.

Vogëlushi Adrien kishte arritur t’ua “vjedh” shoun prindërve të tij por edhe të politikanëve tjerë, pasi të gjithë i kishin sytë e drejtuar nga ai.

Ai kishte dalë nga aeroplani duke ecur me prindërit, dhe në një moment mori një buqetë me lule nga nikoqiri dhe vazhdoi ecjen me krenari nëpër tepihun e kuq.

Hadrien është fëmija më i vogël i kryeministrit kanadez dhe bashkëshortes së tij, dhe shpesh e marrin me vete gjatë udhëtimeve zyrtare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu