Volkswagen shpërblen me 9 mijë euro për secilin që ka model të vjetër dizel në Gjermani

Volkswagen po dëshiron të zgjeroj stimulimet e tyre për tregti tek pronarët e automjeteve më të vjetra në të gjithë Gjermaninë, duke zgjeruar kështu programin përtej 15 qyteteve më të ndotura të vendit.

VW në Gjermani janë nën presion të madh për të shmangur ndalimet e benzinës në qytetet kyçe dhe tashmë kanë filluar të ofrojnë stimuj tregtarë për konsumatorët të cilët janë gatshëm të hedhin modele më të vjetra të dizel në favor të atyre më të reja dhe më të pastra, raporton Reuters përcjellë Klan Kosova.

Sipas një zëdhënësi të VW, komiteti i bordit të kompanisë po shqyrton një program stimuli në mbarë vendin për automjetet dizel Euro 4 ose Euro 5. Një vendim zyrtar pritet të vijë diku këtë javë.

Në tetor, gjigandi gjerman i prodhimit të automobilave tha se do t’u ofronte blerësve një stimulim nëse ata janë dakord të lëviznin nga makina të pajisura me motorë Euro 1 deri në Euro 4.

Tani, kompania po konsideron shtrirjen e stimujve të tregtisë në të gjithë vendin, ndërsa detajet ende janë duke u përpunuar, por se skenari më i mundshëm dhe që pritet të ndodhë është VW të paguaj deri në 9 mijë euro.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here