Vrasësi serial i prostitutave ka vrarë dhe dy vajza shqiptare

Autoritetet italiane kanë hapur dosjet e vjetra të prostitutave të vrara, që nga viti 1997. Kjo pas arrestimit të 56-vjeçarit, Claudio Villani.
Ai njihet si një nga vrasësit serial të prostitutave dhe u vu në pranga të shtunën në mëngjes. Ndërsa është marrë në pyetje nga prokurorët ai ka ushtruar të drejtën e heshtjes, raporton Tv Klan.

Para arrestimit ai udhëtonte me një grua, Barbara Fontana, 47 vjeçe, të cilën akuzohet se e ka vrarë natën mes së enjtes dhe të premtes në hotelin e Shën Pjetrit në Bolonjë.

Mes 7 prostitutave të vrara nga Claudio Villani, janë edhe dy vajza shqiptare. E para është Mimoza Zira, e vrarë në 1 qershor të vitit 1997.

Trupi i saj, në atë kohë 25-vjeçe, u gjet në kodrat mes Faenza dhe Forlì. Ajo u gjet e hedhur në një pus. Sipas hetimeve dyshohet se 56-vjeçari ka vrarë edhe një tjetër shqiptare në 11 shtator të vitit 2003. Në kodrat e Brisighella janë gjetur mbetje mortore.

Ato i përkisnin një vajze shqiptare 23-vjeçare, të zhdukur në verën e vitit 2002. Edhe ajo ka punuar si prostitutë në Faenza.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu