Vucic në gjendje të keqe shëndetësore, anulon takimet me ambasadorët

Presidenti serb Aleksander Vucic ka anuluar takimet e planifikuar me ambasadorin e Rusisë dhe Kinës, pasi sipas këshilltares së tij ai ka probleme shëndetësore dhe i nevojitet pauzë.

Një nga këshilltaret e Vucic, e ftuar në një emision në ‘Euroneës’, tha se presidenti serb kishte probleme shëndetësore dhe i duhej të pauzonte për një kohë.

Shëndeti i presidentit nuk ishte në rregull, dhe Ursula von der Layen arrin nesër mbrëma dhe pasnesër ne jemi në Nish me të, duke shënuar fillimin e punës në korridorin e ri hekurudhor, pas kësaj ne shkojmë në Dubai dhe problemet e përditshme në Kosovë, kështu që ai duhej të ndalej. “Kështu që ne vendosëm, domethënë, mjekët i sugjeruan që ai të ndalet për një kohë dhe të bëjë një pushim,” tha Vasiljevic.

Ajo u pyet nëse është diçka shqetqësuese, por e mohoi duke thënë se është vetëm çështje pauze.

Por kjo si duket mund të jetë një pretekst për t’u mos u takuar me ambasadorët e Rusisë dhe Kinës, pasi presidenti serb njihet për manipulimet e tij të shpeshta.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu