Vucic përfiton nga përleshja e Kurtit me SHBA-në: Serbia po i afrohet më shumë amerikanëve

Presidenti serb, Aleksandar Vucic, ka përkrahur deklaratën e ambasadorit amerikan, Richard Grenell, ku kundërshtoi vendimin e Kryeministrit Albin Kurti, lidhur me heqjen e pjesërishme të taksës.

Vucic ka thënë se Grenell ka të drejtë lidhur me reagimin e tij ndaj Kurtit.

“I dërguari i SHBA-së ka të drejtë, Kurti po tenton të marrë me të mirë. Nëse kjo është në rregull me SHBA’të unë nuk kam problem. Ata mund të bëjnë çfarë të duan, unë e mësova mësimin tim kohë më parë”, është shprehur sot Vucic.

Kjo siç duket të jetë një deklaratë ku presidenti serb tenton t’i afrohet SHBA-së, duke marrë parasysh mardhëniet e tensionuara që ata i kanë me Kurtin.

Kujtojmë se Kurti dje ka propozuar që taksa 100 përqind të hiqet pjesërisht deri më 15 mars, pastaj me kusht që Serbia të ndalë fushatën, më 1 prill mund të hiqet plotësisht.

Ndryshe prej BE’së që e përshëndeti këtë nismë, SHBA ka reaguar ashpër duke thënë se nuk pranon masa gjysmake dhe se ky është një gabim serioz i Kryeministrit Kurti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu