Vuçiç: Prishtina zyrtare nuk do që të mbajë zgjedhje në veri

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se autoritetet në Kosovë nuk duan zgjedhje. “Lërini të bëjnë punën e tyre, por ata as nuk i duan ato zgjedhje, nuk duan asgjë”, tha Vuçiq pas ndjekjes së fazës përfundimtare të trajnimit të pjesëtarëve të Forcave të Armatosura Serbe, shkruan REL.

Vuçiq këtë deklaratë e bëri kur u pyet nga një gazetar se si e komenton deklaratën e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, i cili një ditë më parë ka thënë se Kosova nuk duhet të shpallë zgjedhje në komunat me shumicë serbe në veri derisa Bashkimi Evropian të heqë masat ndëshkuese të vendosura ndaj Kosovës.

Megjithatë, më 25 korrik, Bashkimi Evropian përsëriti thirrjen për shpalljen e zgjedhjeve nga ana e Kosovës, si dhe bëri thirrje që serbët që jetojnë në katër komunat veriore të marrin pjesë në këto zgjedhje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu