Vuçiç: Sërbia do ndërtojë marrëdhënie të veçanta me Shqipërinë

Serbia do t’i vazhdojë politikat e saj në ruajtjen e paqes e stabilitetit dhe do të vazhdojë të ndërtojë lidhje shtetërore, në veçanti me Shqipërinë dhe me Bosnje-Hercegovinën, ka thënë kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

“Qeveria e Serbisë, do të vazhdojë të ndërtojë stabilitet rajonal me përfaqësuesit e Shqipërisë dhe Bosnje Hercegovinës, pavarësisht numrit të madh të problemeve të akumuluara”, ka thënë Vuçiç në një konferencë shtypi.

“Politika e paqes është tipar dallues i qeverisë së Serbisë, përderisa është në mbrojtje të sovranitetit dhe lirisë”, ka thënë gjithashtu ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu