Vuçiç: Serbia vlerëson vendimin e Surinamit për të tërhequr njohjen e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçig priti sot ministrin e Punëve të Jashtme dhe Biznesit Ndërkombëtar të Surinamit, Albert Ramdin, dhe me atë rast theksoi se Serbia e vlerëson shumë Republikën e Surinamit për vendimin e saj për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së shpallur së Kosovës, e cila konfirmoi miqësinë e dy vendeve dhe respektimin e parimeve themelore të Kartës së OKB-së dhe të drejtës ndërkombëtare.

Siç thuhet në njoftimin për media të Zyrës për Bashkëpunim me Media të Presidentit të Republikës, Vuçiç ka shkëmbyer mendime me Ramdinin për drejtimet e zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve tradicionalisht miqësore ndërmjet Serbisë dhe Surinamit dhe përmirësimin e bashkëpunimit të përgjithshëm dypalësh, shkruan Euronews Serbia.

Vuçiç propozoi formimin e Komisionit të Përbashkët për Bashkëpunim, në mënyrë që të përcaktohen më lehtë fushat në të cilat ka mundësi për vendosjen e bashkëpunimit më të fortë, siç janë shëndetësia, arsimi, sporti e të tjera, thuhet në shërbimin për shtyp të Presidentit.

Ministri Ramdin tha se vendimi i tyre për të tërhequr njohjen e Kosovës nuk vihet në dyshim dhe se Surinami mbetet i përkushtuar në respektimin e integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu