Vuçiq: Amerikanët po e kërcënojnë seriozisht Kurtin

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar në Novi-Sad se nuk e njohin Kosovën, nëse edhe Serbia nuk fiton diçka.

Para gazetarëve, se si do t’i përgjigjet Serbia, siç theksohet ultimatumit të Prishtinës, Vuçiq është kundërpërgjigjur po me pyetje:

“Çfarë ultimatumi? Që ne të detyrohemi t’i pranojmë, e të mos fitojmë asgjë? Nuk ka gjë prej kësaj”, është shprehur ai.

Le të bëjnë ata punën e vet, ne tonën, pastaj të shohim kush del më i suksesshëm, ka thënë presidenti serb, duke shtuar se me këtë rast është vendimtare të ruhet paqja dhe stabiliteti.

Ai ka konfirmuar sot se Uashingtoni është serioz në qëllimet që taksa e Prishtinës ndaj produkteve serbe të hiqet dhe se beson se trysnia amerikane do të vazhdojë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu