Vuçiq me serbët nga Kosova: Duam vetëm ta mbajmë tonën (VIDEO)

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mbrëmë vonë është takuar me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës. Takimi u zhvillua pasi presidenti serb deklaroi pas kolapsit të negociatave në Bruksel se situata ishte në prag konflikti, transmeton InfoShqip.

Jam këtu me serbët tanë nga Kosova dhe Metohia. Ne i kërkuam vetëm të jenë të kujdesshëm, të jenë të qetë, të ruajnë paqen dhe stabilitetin, t’i përgjigjen arrogancës dhe arrogancës së të tjerëve, ashtu siç përgjigjen gjithmonë njerëzit e denjë. Ne vetëm duam të mbrojmë tonat dhe asgjë më shumë, prandaj jam i sigurt se si komb do të tregojmë pjekuri dhe do të ruajmë vatrat tona”, tha Vuçiq.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se pranon kërkesën e SHBA-së dhe shtyn për 48 orë zbatimin e masës për ndëshkimin e shoferëve me targa serbe.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu