Vuçiq paralajmëron popullin serb për “ditë të vështira”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përmes një postimi në Facebook, ka bërë atë që di të bëjë më së miri; viktimizimi, duke paralajmëruar se “Serbinë e presin ditë të vështira”.

Madje, Vuçiq tha se “s’e ka aspak të lehtë” ta thotë atë që ka marrë vesh në 48 orët e fundit.

Presidenti serb pretendoi për një “kërcënim të drejtpërdrejt të interesave të Serbisë”.

“Serbinë e presin ditë të vështira. Në këtë moment nuk është e lehtë të thuhet se çfarë lajmesh kemi marrë në 48 orët e fundit… Ato kërcënojnë drejtpërdrejt interesat tona jetike kombëtare. Në ditët në vijim, do ta informoj popullin e Serbisë me të gjitha sfidat që i presin. Por ne po luftojmë. Serbia fiton.” – tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu