Vulin: Vetëm ata që diskriminojnë serbët kanë probleme me botën serbe

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë Aleksandar Vulin tha sot në Kuvendin e Serbisë se bota serbe është ideja e tij dhe qëndrimi i tij personal, se nuk është qëndrim i Qeverisë apo presidentit Vuçiq , por që ai do të luftojë për sa më shumë deputetë

“Krijimi i botës serbe si një popull i vetëm politik është një nevojë urgjente e serbëve dhe nuk ka asnjë kërcënim” tha Vulin.

“Ju e dini kush ka problem me botën serbe, vetëm ato në vendet e të cilëve ata diskriminojnë serbët”.

Siç tha ai, bota serbe është ideja e tij, nuk është ide e Qeverisë së Serbisë, dhe parlamenti nuk vendos për këtë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu