Xavi Simons i ka mahnitur të gjithë, PSG kërkon rikthimin e tij

Xavi Simons po i tregon të gjithë skeptikëve se tashmë ai është një lojtar që duhet të luajë me klube të mëdha. Me PSV, 19-vjeçari ka shënuar 17 gola dhe 9 asistime këtë sezon dhe PSG tashmë po parashikon mundësinë e kthimit të tij në Francë.

Francezët në fakt kanë dy opsione në mëndje për talentin holandez, ta mbajnë ose ta shesin te klubi që ofron më shumë.

Nga ana tjetër është dhe Barcelona. Katalanasit jo se janë të interesuar për të, por mund t’i ketë ngelur peng që e lanë të largohej. Xavi Simons u rrit te klubi i Barcelonës dhe ata e lanë të shkonte pasi kishin shumë lojtarë të tjerë të talentuar, dhe drejtuesit nuk treguan durim duke e lënë që historia e tij me katalanasit të mbyllej në vitin 2019.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu