Prej ditësh, zëvendës Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ndodhet në Shqipëri, ku është takuar me krerët më të lartë të PS, PD dhe LSI.
Fokus në këto takime ka qenë Censusi në Maqedoninë e Veriut, që fton çdo qytetar shqiptar atje të regjistrohen. Së fundmi, Grubi është takuar me ministren e Jashtme, Olta Xhaçka, e cila ka treguar mbështetjen e plotë të Shqipërisë për nismën e regjistrimit të popullsisë.
Po ashtu, përmes një postimi në “Twitter”, ministrja Xhaçka fton qytetarët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut të bëhen pjesë e kësaj nisme.
Mikprita zv/KM e 🇲🇰@ArtanGrubi. Vlerësim maksimal për qëndrimet e faktorit shqiptar dhe rolin vendimtar në rrugëtimin 🇪🇺të MV. Mbështetje të plotë për nismën për regjistrimin e popullsisë. Çdo qytetar shqiptar i 🇲🇰, brenda/jashtë vendit të regjistrohet në: https://t.co/TkILatpqu3 pic.twitter.com/MKL0ZuNuRk
— Olta Xhaçka🇦🇱 (@xhacka_olta) March 24, 2021









