Xhaferi ende nuk e ka pranuar nismën e VMRO-DPMNE-së për referendumin

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ende nuk e ka pranuar nismën për fillimin e procedurës për konstatimin e rregullshmërisë së nismës për grumbullim të nënshkrimeve të qytetarëve për fillim të Referendumit që e paralajmëroi VMRO-DPMNE, kumtuan nga kabineti i tij.

“Xhaferi është jashtë shtetit. Në momentin q[ do ta pranojë, do të informoheni me kohë”, theksojnë nga atje.

Grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së sot zyrtarisht e parashtroi nismën në Kuvend. Koordinuesi Nikolla Micevski sot deklaroi se kanë grumbulluar rreth mbi 650 nënshkrime për referendumin për jo më shumë se gjysmë ore.

Micevski sqaroi se poenta është t’i dëgjojnë qytetarët në shtet lidhur me çështjet që i tangojnë, si nga politika ndërkombëtare, ashtu edhe nga ekonomia dhe jeta e përditshme.

Lidhur me atë se cilat do të jenë hapat e ardhshëm nëse kryetari i Kuvendit e shpall nismën të parregullt, ai u përgjigj se kanë pasur kujdes me vetëm pyetjen dhe si do të shkruhet juridikisht-formalisht dhe t’i parashtrohet Kuvendit, ndërsa nëse nuk e kalon filtrin e parë, Micevski tha se “shpreson në ndërgjegjen e deputetëve nga shumica në pushtet”.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, ndërkaq, u bëri thirrje kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe presidentit të vendit, Stevo Pendarovski “të mos bëjnë obstruksione përmes talat Xhaferit” dhe theksoi se referendum duhet të ketë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu