Xhaferi: Përbërja e qeverisë së ardhshme është puna në negociata mes subjekteve politke të cilat e morën mandatin

Jam i fokusuar në obligimet e Qeverisë që e kryesoj, mandati i së cilës është deri në zgjedhjen e qeverisë së re. Përbërja e qeverisë së re është puna në negociata mes subjekteve politike të cilat e fituan mandatin, tha kryetari i Qeverisë, Talat Xhaferi.

“Do të shohim sipas kalkulimeve si do të jenë bisedimet mes subjekteve. Unë jam i fokusuar në obligimet e përbërjes së Qeverisë që e kryesoj. Në të vërtetë, mandati i kësaj qeverie është deri në zgjedhjen e qeverisë së re. Puna në konfigurimin e qeverisë së ardhshme është puna në negociata mes subjekteve politike të cilat fituan mandate në Kuvend pas zgjedhjeve të mbajtura më 8 maj, kështu që rreth kësaj çështje, rezultati duhet të pritet atje”, tha Xhaferi në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri me rastin e 100 ditëve Qeveri teknike, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve nëse mund të pritet edhe një mandat i tij si kryeministër sepse Fronti evropian pret të hyjë në përbërjen e qeverisë së ardhshme.

I pyetur nëse BDI është e gatshme të shkojë në opozitë pasi që VMRO-DPMNE paralajmëroi se nuk do të formojë qeveri me Frontin evropian të kryesuar nga partia nga e cila vjen ai, Xhaferi udhëzoi për përgjigje tek organet e partisë.

“Unë jam kryeministër dhe mendoj për mandatin që duhet ta përfundoj. Ajo është pyetje për organet e partisë. Tjetra është çështje e epilogut e të gjitha negociatave për përbërje të qeverisë së re”, tha kryeministri Xhaferi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu