Kryeministrat e Maqedonisë dhe Serbisë nëpërmjet bisedave telefonike po mundohen që ti rregullojnë marrëdhëniet e tensionura mes vete, prej kur Beogradi vendosi që ta tërheq stafin diplomatik nga ambasada serbe në Maqedoni, njofton InfoShqip.
Zaev në një intervistë për gazeten serbe “Blic” përsëriti se Qeveria asnjëherë as nuk ka pasur për qëllim, as nuk ka dhënë udhëzime për kryerjen e çfarëdo aktiviteteve zbuluese kundër cilitdo vend fqinj, duke përfshirë edhe Serbinë. Ai shtoi se Maqedonia po mundohet të krijojë marrëdhënie të mira me të gjitha shtetet fqinje.
I pyetur nëse Qeveria e Maqedonisë ka arritur marrëveshje me shqiptarët në dëm të interesave serbe, Zaev pohon se ato janë lajme të rreme.“Më lejoni të bëhem i qartë, në politikën tonë nuk ka strategji dhe politikë në dëm të Serbisë. Jemi të përkushtuar për ndërtimin, mirëmbajtjen dhe punën e vazhdueshme për përforcimin e marrëdhënieve tona bilaterale me Serbinë.
Qasja jonë në politikën e jashtme bazohet në politikë të dyerve të hapura, dialogun e drejtpërdrejtë dhe vullnetin e mirë, që do t’i zgjedh problemet, në vend se të krijojë të reja.”, deklaroi Zaev./InfoShqip.com