Zaev dhe Borisov: Përgjigjet për çështjet e hapura janë në Marrëveshjen për fqinjësi të mirë

Përgjigjet e çështjeve të ngritura në mes dy vendeve tona janë të përfshira në Marrëveshjen për fqinjësi të mirë dhe miqësi, u dakorduan sot kryeministri Zoran Zaev dhe homologu i tij bullgar Bojko Borisov në bisedën e sotme telefonike.

Së bashku ne ndamë mendimin që së shpejti duhet të arrijmë zgjidhje që do të inkurajojnë përmirësimin e marrëdhënieve në mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe se në të kaluarën e dy vendeve tona ekziston bazë mbi të cilën ne duhet të ndërtojmë të ardhmen tonë të përbashkët në BE”, shkroi Zaev në profilin e tij në Fejsbuk.

Në bisedën telefonike, Zaev e falënderoi Borisovin për urimet që ai shprehu për rizgjedhjen e tij si kryetar i LSDM-së dhe i uroi Borisovit suksese në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Bullgari dhe prosperitet popullit bullgar.

Një mesazh me përmbajtje të ngjashme u postua edhe në profilin e tij në Fejsbuk edhe nga kryeministri bullgar Bojko Borisov.

Bisedova në telefon me kryeministrin e Republikës së Maqedonisë të Veriut, Zoran Zaev. E përgëzova atë për rizgjedhjen për kryetar të partisë së tij dhe ai më uroi sukses në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Bullgari. Ne të dy ranë dakord që vendimet që të dy vendet duhet të marrin në frymën e Marrëveshjes për miqësi dhe fqinjësi të mire nuk duhet të vonohen në emër të historisë sonë të përbashkët dhe në emër të së ardhmes sonë të përbashkët evropiane”, tha Borisov.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu