Zaev: Dorëheqjet nuk i kthejnë në jetë viktimat nga zjarri

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev ka deklaruar se do të largohej nga politika vetëm nëse do të mund t’i kthente jetët e 14 viktimave nga tragjedia e 8 shtatorit në spitalin modular të Tetovës. Ai vlerëson se largimi i ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe do të vështirësonte menaxhimin me pan deminë.

I kuptoj shqetësimet, por nuk mund të shkarkoni ministër, Qeveri ose Parlament për këtë arsye. Duhet si fillim të dihen arsyet. E dyta duhet ta dimë cili është hapi i dytë. Do ta mësoni dikë 6 muaj të hy dhe ta menaxhon koronën, me spitalin në Tetovë dhe çdo gjë tjetër?

Duhet t’i keni të gjitha informacionet për t’i dhënë përgjigjet e duhura dhe të dilni para qytetarëve me qëndrim. Nëse mund t’i kthenim jetët e 14 personave do të largoheshim edhe nga politika, por një gjë e tillë nuk bëhet” – deklaroi Zoran Zaev.

Zaev akoma i pavendosur nëse do të pranojë ose jo të 4 dorëheqjet morale si pasojë e tragjedisë.

Unë mund të mos i pranoj ose edhe t’i pranoj dorëheqjet. Por përgjegjësia morale është realizuar. A duhet të ketë përgjegjësi tjetër, këtë do ta thonë hetimet. Mua më duhet detaje çfarë me pandeminë? Kë do ta mësojmë? A na duhet kohë plotësuese dhe sa do të na kushtojë në jetën e njerëzve”, tha Zaev.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu