Zaev: Ekziston vullnet politik dhe gatishmëri për përballje me korrupsionin

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, përmes një postimi në faqen e tij në Facebook e ka kujtuar Ditën Ndërkombëtare të Luftës Kundër Korrupsionit.

Ai thotë se ka vullnet politik dhe gatishmëri për përballje me korrupsionin në vendin tonë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sot ka vullnet të madh serioz politik dhe gatishmëri për përballje me korrupsionin në vendin tonë, besoj, si kurrë deri më tani. Këtë e kemi dëshmuar në shumë raste kur në opinion u ngritën dyshime për përplasje të interesave ose punës jokoshiente, që e hapin portën për korrupsionin. Luftë e pakompromistë kundër korrupsionit do të arrijmë vetëm me institucione transparente dhe llogaridhënise. Kështu duhet të jenë edhe institucionet përfshirë edhe ato në gjyqësi dhe prokurori”, shkruan Zaev.

Nëse për këtë nuk ka vullnet ose nëse mekanizmat antikorruptues janë penguar në çfarëdo mënyre, sipas tij, kjo sëmundje shoqërore do t’i përfshijë të gjitha pjesët vitale të komunitetit dhe do të jetë kërcënim për zhvillimin e saj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu