“Nuk dua as të mendoj se Gjykata Kushtetuese do ta shfuqizojë Prokurorinë Speciale Publike (PSP) ose ndonjë pjesë të ligjit, për atë se çdo njeri normal e di se ajo ta shtyjë që populli ta hedhë zemërimin prapë nëpër rrugë”, tha lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, në një intervistë për “Kanal 77”, njofton Portalb.
Ai shtoi se nëse Gjykata Kushtetuese do të guxojë për një hap të tillë, atë ta bëjë përpara se Kuvendi të shpërndahet.
“Njëherë kur Kuvendi do të shpërndahet, nuk mund të kthehet prapa”, thotë Zaev.
Në pyetjen, që nëse Gjykata Kushtetuese sjellë vendim për shfuqizimin e PSP-së, në kushte të shpërndarjes së Kuvendit, Zaev është i prerë se më nuk do të ulet në tavolinën e bisedimeve.
“Një punë duhet ta dinë, unë të ulem përsëri në tavolinë të gjelbër, të bisedoj për zgjedhjet? Ajo nuk do të ndodhë. Le ta ndërroj LSDM liderin e saj nëse duhet, por unë nuk ulem. Kam pasur durim deri në qiell, i tregova të gjitha nervat në këtë rast”, shtoi Zaev, transmeton Portalb.
Në lidhje me spekulimet se është e mundshme që më 11 dhjetor të mos ketë zgjedhje, lider i LSDM-së, thotë se ai ka frikë se lideri i VMRO – DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ikë nga zgjedhjet dhe se ai do që ato të jenë bashkë me ato lokale, vitin e ardhshëm.
“Kush mbajti kongres me program për zgjedhje? Kush mbajti edhe një kongres? Le të bëjnë edhe një hap. Le të tregojnë se me të vërtetë duan zgjedhje. Sipas të gjitha informacioneve që i kam, unë me të vërtetë frikësohem se Gruevski po u ik zgjedhjeve. Ai do që të ketë zgjedhje parlamentare bashkë me lokale”, tha Zaev. /Portalb