Zaev i gëzohet lajmit për hapjen e Qendrës për gjuhë maqedonase në Greqi: ” Ja frytet e Prespës, sjellin gëzim për të gjithë ata që flasin gjuhën maqedonase”

Ish-kryeministri Zoran Zaev ka reaguar në rrjetet sociale me rastin e hapjes së Qendrës për gjuhën maqedonase në Greqi. Zaev shkruan se kjo është rezultat i Marrëveshjes së Prespës.

“Ja frytet e Prespës, sjellin gëzim për të gjithë ata që flasin gjuhën maqedonase, për të gjithë maqedonasit.

I përgëzoj themeluesit e Qendrës për Gjuhën Maqedonase në Greqi dhe të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë që gëzohen për këtë akt të bukur, i cili është veçanërisht i rëndësishëm si dëshmi e marrëdhënieve të ngushta mes dy vendeve”, shkruan mes tjerash Zaev.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu